RJEPAJ DHE BEJTJA NË NJË TAKIM ME DYER TË MBYLLURA PËR CHECK UP-in FALAS. Zv. Ministri i shendetesise Klodian Rjepaj dhe Drejtori i Shendetit Publik ne Ministrine e Shendetesise Gazmend Bejtja kane vizituar diten e sotme qytetin e Shkodres.
Ndalesa e tyre pare ka qene prane Drejtorise se Shendetit Publik ne Shkoder ku nga burimet prane Star Plus behet me dije se ka qene nje takim me dyer te mbyllura me te gjithe drejtoret e qendrave shendetesore te Qarkut te Shkodres dhe drejtues e perfaqesues te institucioneve te tjera shendetesore te Qarkut te Shkodres. Mbledhja ne fjale konsistoi ne pergatitje per realizimin e check up-it falas. Kontrolli i pergjithshem shendetesor qe do i ofrohet te gjithe popullates nga mosha 40-65 falas. Pas perfundimit me sukses te trajnimeve te personelit ne janar te ketij viti tashme pritet qe te filloje zbatimi ne terren i ketij projekti. Sherbimi i check up falas do ofrohet nga infermieret ne te gjitha qendrat shendetesore prane vendbanimit te secilit qe do marre kete sherbim. Megjithate takimi i Zv.ministrit Rjepaj dhe Drejtorit te DSHP Bejtja ka qene nje takim jozyrtar dhe me dyer te mbyllura larg pranise se kamerave. Ne nje prononcim per Star Plus me date 4 mars drejtori i FSDKSH Astrit Beci tregoi se pritet qe gjate muajit prill te filloje zbatimi i projektit per check up falas Gjithsesi pritet qe pas ketyre takimeve me dyer te mbyllura dikush te beje publike se kur do te filloje check up falas.