Zv.ministri i Punës i Maqedonisë, Dime Spasov, ka përplasur disa makina me makinën e tij dhe nuk ka ndaluar, por është arratisur.
Spasov rezulton se ishte i dehur në momentin kur shkaktoi përplasjet dhe bëri këtë sjellje. Ai ishte i shoqëruar edhe nga person tjetër. Gjithmonë sipas burimit të njëjtë, njësitet policore speciale “Alfa” i janë vënë pas zëvendësministrit. Makina e tij Volkswagen Touareg, e cila sipas burimeve në polici është pronë e Agjencisë për Punësim.