Zëvendës Ministri i Bujqësisë Dhimitër Kote deklaroi se qeveria shqiptare ka në tavolinë një kërkesë të fermerëve për të bërë të mundur një subvencion edhe për misrin. Aktualisht qeveria shqiptare subvencionon fermerët vetëm për grurin por rritja e konsiderueshme e çmimit të farërave të misrit pas krizës globale që pothuajse të gjitha vijnë nga jashtë ka bërë që fermerët t’i kërkojnë qeverisë shqiptare një subvencion të plotë për farërat e misrit.

Zëvendës Ministri Kote thotë se pavarësisht protestave të fermerëve apo akuzave të opozitës qeveria shqiptare me subvencionet qe jep për naftën dhe grurin për fermerët ka bërë dy ndërhyrje të cilat deri më tani sipas tij nuk kanë qenë asnjëherë. Bujqësia shprehet zëvendës ministri Kote nuk ka nevojë vetëm për subvencionet por edhe disa ndërhyrje të tjera në infrastrukturë të cilat qeveria shqiptare po i bën gradualisht duke bërë që kompanitë bujqësore të plotësojnë standardet europiane…

Shqipëria vitin e ardhshëm pritet që të ketë një mungesë me rreth 100 mijë ton misër për shkak të çmimit të krizës globale si shkak i luftës në Ukrainë. Kjo do të bëjë që të kemi më pak nënprodukte të misrit ose më shumë krerë bagëtish që do të theren për të plotësuar nevojat vendase. Edhe nëse arrihet që vendi ynë të sigurojë 100 mijë ton që mungon, në 2023 çmimi do të jetë rreth 40% më shumë ndaj qeveria shqiptare do të duhet të ndërmarrë masat e nevojshme për ta përballuar këtë situatë.

Artikulli paraprakOSBE: GJETJA E 6 MIJË TË ZHDUKURVE ÇËSHTJE E QEVERISË
Artikulli tjetërNIS FESTIVALI LETRAR, PREZANTOHET “KTHIMI NË KOSOVË”