Zyra Vendore Arsimore po zhvillon konkursin “Gjuha jonë sa e mirë”, një nismë e Ministrisë së Arsimit që po zbatohet në të gjithë shkollat e vendit. Drejtorja e ZVA Shkodër, Brisela Kadija, teksa tregoi numrin e shkollave të përfshira në konkurs shpjegoi qëllimin që ka ky aktivitet.
Ndërkohë, nxënësit pjesëmarrës në këtë konkurs tregojnë rëndësinë që ka për ta ky konkurs I Gjuhes Shqipe.
Konkursi do të zhvillohet në 50 shkolla të bashkisë Shkodër, ndërkohë që shkolla fituese do të përfaqësojë Shkodrën në rang qarku.