Shkollat jo publike në Shkodër edhe për vitin 2023 kanë patur rezultate më të larta në provime dhe kjo vijon që të mbetet një shqetësim për Zyrën Vendore të Arsimit në Shkodër. Një gjë të tillë e bëri të ditur gjatë analizës vjetore për 2023-shin drejtorja e ZVA Shkodër Brisela Kadia.
Drejtorja e ZVA bëri të ditur edhe disa prej problemeve me të cilat përballen disa shkolla në Shkodër që sipas saj duhen përmirësuar këtë vit.
Kritik në fjalën e tij ishte edhe drejtori rajonal i arsimit parauniversitar për zonën e veriut Hasan Muça duke i kërkuar drejtuesve të shkollave që të rritet intensiteti i punës.
Një prej shqetësimeve për shkollat në Shkodër por që vijon të jetë shqetësues edhe në rang kombëtar është edhe rënia e numrit të nxënësve çdo vit duke rrezikuar mbylljen e të tjera shkollave siç ka ndodhur vitet e fundit.
https://youtu.be/YpqpqKSM5o4