Zyra Vendore e Arsimit në Shkodër zhvilloi aktivitetin tradicional të festës së 7 marsit, ditës së mësuesit. Drejtorja e ZVA Shkodër Brisela Kadia uroi mësuesit për festën e tyre ndërsa vlerësoi kontributin e tyre të përditshëm në përgatitjen e brezave të ardhshëm.

Ndërkohë këtë vit janë 20 mësues në shkollat e Shkodrës që do të dalin në pension dhe që u vlerësuan me certifikatë mirënjohjeje nga Zyra Vendore e Arsimit për përkushtimin e tyre me vite me radhë në shërbim të fëmijëve.

Aktiviteti i Zyrës Vendore të Arsimit për 7 marsin u konceptua edhe si një festë përmes një programi artistik të përgatitur nga nxënësit.

Artikulli paraprakNIS PUNA PËR VENDOSJEN E SEMAFORËVE
Artikulli tjetërQYTETARËT: SEMAFORËT, DOMOSDOSHMËRI