Sekretariati Shtetëror për Migracion në Zvicër ka paralajmëruar se do rishikojë të drejtën e qëndrimit të përkohshëm të gjithë personave nga ish Jugosllavia ose të atyre që kanë leje të qëndrimit (F).
Ky vendim ka ardhur pasi sipas shtetit zvicerian situata në ish-vendet e Jugosllavisë nuk është më e tensionuar dhe në këtë rast nuk ka rrezik për jetën e tyre nëse riatshesohen. Lajmi është konfirmuar nga përgjigja e SEM për deputeten zvicerane, Barbara Steinemann (SVP). “Për më shumë se 3000 persona nga shtetet e Ballkanit, e drejta e qëndrimit në Zvicër është vënë në pikëpyetje.
Vitin e ardhshëm SEM do të shqyrtojë nëse personat nga ish Jugosllavia me leje qëndrimi të përkohshme (F) mund të vazhdojnë të qëndrojnë në Zvicër,” është përgjigjja e dhënë nga Qeveria Federale pyetjes së bërë në parlament nga deputetja e SVP-së, Steinemann. Sipas një raporti nëse ky ligj miratohen duhet të dëbohen 36.000 persona, pasi në vendet nga ku ata vijnë janë klasifikuar si vende të sigurta. Ndërsa 3000 personat që do shqyrtohen vitin e ardhshëm thuhet që me shumë mundësi do të riatdhesohen.
Në kto shifra shumica janë nga Serbia (1450) dhe Kosova me 866 persona, nuk mbeten pas as Bosnja (509), Kroacia 13 persona.