Më e keqja ka kaluar për Shkodrën e cila u godit nga përmbytjet gjatë muajit mars, megjithatë mbi 1645 ha tokë vijojnë të mbeten nën ujë.
Bashkia Shkodër bën me dije se nevojiten ndihma ushqimore dhe furnizim me ujë për banorët që vijojnë të mbeten të rrethuar nga uji. Nevojitet gjithashtu bazë ushqimore për bagëtitë.
Bashkia Shkodër ka bërë të mundur rivënien në punë të pompave të Ujësjellësit në Dajç , stacionin e ujësjellësit Oblika 2 , stacionin e ujësjellësit në Trush e Bërdicë dhe po punohet tek Oblika 1 (megjithëse akoma ka prezencë uji).
Bashkia Shkodër gjithashtu ka bërë dezinfektimin e 2 shkollave në njësinë administrative të Dajçit pas largimit të ujit, në shkollën e Dajçit dhe atë të Samrishtit.
Grupet e punës të përbashkëta të specialistëve të Bashkisë Shkodër dhe Drejtorisë
Rajonale të Bujqësisë vazhdojnë proçesin e dezifektimit të vendqëndrimeve të gjësë së gjallë.
Njësia Administrative Dajç: 500 ha.
Njësia Administrative Ana e Malit: 1000 ha.
Njësia Administrative Bërdicë: 50 ha.
Njësia Administrative Rrethina: 50 ha.
Qyteti Shkodër: 45 ha(Livadhe).
Shtëpi të rrethuara nga uji: 170 shtëpi.