Zyra e emergjencave civile në prefekturën e Qarkut Shkodër ka bërë me dije përmes informacionit zyrtar situatën në territorin e Qarkut Shkoder pas reshjeve te 24 oreve te fundit . Sipas prefektures, në Bashkinë Shkoder ka patur disa probleme ne segmentet rrugore te Anes se Malit dhe ne NjA Shosh, Shale ne te cilat eshte nderhyre dhe eshte normalizuar situata,
ndersa vazhdon te kete probleme furnizimi me energji elektrike, per te cilet po punohet nga strukturat e KESH per eleminimin e defekteve, ne keto njesi administrative. Ndërsa në Bashkinë e Malësisë së Madhe situata eshte stabilizuar gjate 24 oreve te fundit tek shtepite te cileve ju eshte permbytur toka per shkak te tombinove te superstrades,
ndersa ka probleme ne rruget rurale qe lidhen me disa fshatra te NJ A Kelmend dhe Shkrel. Ndërkohë raportohet se në Bashkinë Vau Dejes nuk ka problem përvecse, energjisë elektrike e munguar që ka ardhur pas riparimit te defekteve ne kete bashki.
Ne bashkite Puke dhe Fushe Arrez ka patur renie inertesh ne segmentet rrugor dhe eshte nderhyre nga strukturat e bashkive per pastrimin e tyre. Aktualisht situata eshte e qete ne te gjithe territorin e Qarkut sqaron zyra e emergjencave civile.