Zyra e informacionit turistik ne Shkoder do te hapet ne fillim te muajit maj.
Eshte drejtori i Drejtorise se Turizmit ne Bashki Gentian Mema qe ben te ditur nje fakt te tille. Teksa thote se kjo zyre jo vetem do te ofroje informacion por do te sherbeje edhe per promovimin e resurseve turistike. Gati per kete sezon jane edhe zyrat e informacionit turistik te Thethit dhe Velipojes ,ndersa Shiroka nuk do te kete nje te tille pasi sipas drejtorit Mema , per kete pike turistike do te sherbeje zyra e qytetit.
Prej dy vitesh ne qytetin e Shkodres mungon informacioni turistik duke bere qe resureset dhe vlerat e ketij qyteti me pozicion te lakmueshem turistik te mos promovohen siç do ishte e udhes te behej. Nga ana tjeter mungesa e nje zyre te tille krijon vakum persa i perket evidencave mbi numrin e tursiteve dhe destinacioneve te preferuara prej tyre.