Për vitin 2018 në fokus të zyrës rajonale të punës Shkodër do të jetë rritja e punësimit tek të rinjtë përfshi këtu edhe shtresat vunerabel. Drejtoresha e këtij institucioni Rozafa Zmijani tha se objektivat kanë si synim nxitjen e punësimit atë që qeveria e ka në fokus së punës së saj.

Punëkërkuesit preferojnë sektorët më të thjeshtë sic janë roje ose pastruese, apo punë në shtet por kjo sipas Zmijanit është e pamundur pasi për hir të së vërtetës rajoni i Shkodrës ofron mundësi të pakta në sektorët e punësimit që punëkërkuesit preferojnë.

Zmijani thotë se ka patur rënie të numrit të punëkërkuesve por ky numër pritet që të rritet në muajin e ardhshëm për arsye të nisjes së sezonit turistik

Sipas informacioneve nga kjo drejtori ashtu si pjesa më e madhe e rretheve veriore të shqipërisë edhe Shkodra përballet me një nivel të lartë të papunësisë dhe ritme më të ulëta të zhvillimit ekonomik krahasuar me pjesën tjetër të vendit.

 

Artikulli paraprakTVSH 20% PËR BIZNESIN E VOGËL
Artikulli tjetërZVOGLOHET HARTA E PËRMBYTJEVE NË SHKODËR