Prej 6 vitesh qendra e ndihmës juridike në qytetin e Shkodrës ka ofruar asistencë falas për mbi 590 qytetarë në nevojë. Drejtori i Zyrës së Ndihmës Ligjore Falas pranë Ministrisë së Drejtësisë Ergys Qirici thotë se kjo zyrë në Shkodër është ndër të parat në veri dhe me numrin më të lartë të shërbimit të ndihmës ligjore falas për qytetarët…
Në total në Shqipëri janë 20 qendra të ndihmës ligjore falas prej të cilave që nga 2018-ta, 12 prej tyre u hapën nga UNDP në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe Bashkëpunimin Austriak për Zhvillim. 6 prej këtyre zyrave vijojnë që të mbështeten nga UNDP Albania….
Një qytetare e cila ka marrë Ndihmën Ligjore Falas në zyrën e hapur në Shkodër prej 6 vitesh tregon se kjo qendër e ka ndihmuar për të zgjidhur divorcin pasi gjendej në vështirësi ekonomike…
Zyra e Ndihmës Ligjore Falas në Shkodër ofron edhe shërbimin e aplikimit në E-Albania lidhur me pronat e paluajtshme…
Zyra e Ndihmës Ligjore Falas ndodhet pranë gjykatës së shkallës së parë në Shkodër. Nga 20 qendra në gjithë vendin janë të angazhuar 180 avokatë pa asnjë pagesë për qytetarët që kanë nevojë për këtë shërbim.