Të gjithë familjarët e personave me aftësi ndryshe do të kenë një vend të përshtatshëm për t’i pritur gjatë qëndrimit në spitalin rajonal të Shkodër. Në mjediset e këtij spitali u inagurua një zyrë multifunksionale pranë repartit të kirurgjisë në kuadër të ditës ndërkombëtare të personave me aftësi ndryshe.

Kjo zyrë multifunksionale u bë e mundur edhe nga bashkëpunimi me drejtorinë rajonale të shërbimit social në Shkodër.

Zyra multifunksionale ku do qëndrojnë familjarët e personave me aftësi ndryshe gjatë kohës që do jenë në spital do të ndiqet nga punonjësi social i spitalit të Shkodrës Elsid Sekja.

Mungesa e një vendi të përshtatshëm në mjediset e spitalit të Shkodrës për familjarët e personave me aftësi ndryshe ka qenë një shqetësim dhe tashmë ky ambjent i ri do t’i shërbejë atyre.

Artikulli paraprakMELONI E BINDUR: MARRËVESHJA ME SHQIPËRINË PËR EMIGRANTËT DO TË FUNKSIONOJË! PROJEKT INOVATIV QË MORI VËMENDJEN E BE
Artikulli tjetërVAU DEJËS, DHUNOI ISH TË DASHURËN, ARRESTOHHET 32-VJEÇARI