KF Vllaznia bën të ditur se që prej ditës së sotme zyrtarisht pjesë e saj është edhe futbollisti shkodran Arsid Kruja. Administratori i klubit z. Suad Lici ka arritur akordin me lojtarin në fjalë i cili së fundmi për një vit ka qenë pjesë e Teutës, për ta rikthyer sërish tek ekipi kuqeblu.

Marrëveshja dypalëshe është arritur për një kontratë 18 mujore dhe gjithçka është mbyllur ashtu si duhet me hedhjen e firmës në të.

Futbollisti Arsid Kruja nuk ka humbur kohë dhe menjëherë paraditen e sotme është vënë në dispozicion të trajnerit Lika për të zhvilluar seancën e parë stërvitore me ekipin.

KF Vllaznia i uron suksese futbollistit të sapoardhur dhe sëbashku të bëjmë më të mirën për ta çuar skuadrën tonë aty ku i takon të jetë.

Mirëserdhe në shtëpi, Arsid Kruja!

Artikulli paraprakREFUZIMI I CAKAJT NGA PRESIDENTI META, RAMA MERR POSTIN E MINISTRIT TË JASHTËM
Artikulli tjetërRAMA MINISTËR I JASHTËM, REAGON META