Zyrtarisht i shumëkërkuari Klement Balili është në prangat e Policisë së Shtetit. Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj përmes një deklarate për mediat njoftoi se ‘Escobari i Ballkanit’ i akuzuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike është vetëdorëzuar.
‘Peshku i madh’ apo ‘Magjistari’ sikur është cilësuar nga ish-ambasadori i SHBA në Tiranë, Donald Lu vendosi që pas dy vitesh në arrati të përballet me drejtësinë. ‘Nga sot policia shqiptare merr në duart e saj njërin nga personat më të kërkuar” tha ai.
Fillimisht lajmin për vetëdorëzimin e Balilit e dha ish-kryeministri Sali Berisha paraditen e sotme, ndërsa rreth dy orë më pas, Lleshaj e konfirmoi. “Dorezohet Klement Balili! Qytetari dixhital informon. Pershendetje doktorin vetdorezohet kelment Balili ne prokurorin e krimeve te renda ai esht nisur drejt tiranes me Rigels Balilin” shkruate Berisha.