Procesi për zgjedhjen e presidentit të ri ka shkaktuar debate dhe diskutime të shumta gjatë javëve të fundit.
Kuvendi u mbledh këtë të hënë, në orën 17:00 për të folur për procesin për zgjedhjen e presidentit të ri.
Në fjalën e saj në Kuvend, Klotilda Bushka tha se nuk është depozituar asnjë kandidaturë.
Në këtë mënyrë mbledhja e thirrur është zhvilluar shumë shkurt, ndërsa kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla njoftoi se të martën do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve.
Konferenca do të mbahet në orën 10:00.