Tashmë nuk ka më dilema, Herald Marku është zyrtarisht i Vllaznisë. Një gjë e tillë është konfirmuar nga vetë klubi shkodran përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare.
Mesfushori shkodran mbylli dje marrëveshjen me Partizanin dhe sot firmosi një kontratë 1-vjeçare me të drejtë zgjatjeje dhe një vit tjetër me Vllazninë.

Ja njoftimi i klubit Vllaznia për këtë blerje të rradhës:
KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e akordit me futbollistin Herald Marku. Mesfushori shkodran rikthehet nê skuadrën tonê sërish duke firmosur një kontratë njëvjeçare, me të drejtë zgjatje edhe për një vit tjetër.
KF Vllaznia i uron Heraldit një përfaqësim sa më dinjitoz të fanellës kuqeblu dhe të gjithë sëbashku të përjetojmë të tjera emocione suksesesh.

Mirë se erdhe në shtëpinë tënde Herald Marku!-shkruhet ne njoftimin e klubit shkodran.
Marku vihet menjëherë në dispozicion të trajnerit Mirel Josa teksa së bashku me pjesën tjetër të ekipit fluturojnë drejt Austrisë aty ku do të zhvillojnë fazën përgatitore deri më 13 korrik, ditë në të cilën do të rikthehen sërish në Shkodër për të qetë gati për sfidën e parë në raundin e dytë të Conference League.

Me afrimin e Markut, Vllaznia kompleton edhe repartin e mesfushës duke ndërtuar një ekip shumë cilësorë, me një objektiv të vetëm, të shkojnë sa më larg në Evropë dhe të synojnë titullin kampion që i mungon Shkodrës prej dy dekadash.

 

Artikulli paraprakBORDI I TRANSPARENCËS PUBLIKON ÇMIMET E REJA, NAFTA ULET ME 6 LEKË
Artikulli tjetërEKSPLOZIVI NË MAKINË, DREJTORJA KUKA: S’KAM KONFLIKTE