James Milner do të vazhdojë bashkëpunimin me Liverpool. The Reds kanë njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale, se mesfushori ka rinovuar për një vit.
“Një ndjenjë e madhe për mua dhe me rëndësi jetike në ishte besimi se unë mund të kontribuoj ende për ekipin. Trajneri ishte i qartë për atë që donte dhe ky ishte një faktor i rëndësishëm që unë të vazhdoja kontratën time” – tha Milner. 36 vjeçari është pjesë e kësaj skuadre që nga viti 2015, periudhë kur vinte nga Manchester City.
We are delighted to announce that @JamesMilner has signed a new contract extension with the Reds 🙌🔴 pic.twitter.com/uaSHd0W4nJ
— Liverpool FC (@LFC) June 6, 2022