Kukësi afron një sulmues. Verilindorët kanë firmosur me Gabriel Barbosën, marrëveshje huazimi deri në fundin e sezonit. Sulmuesi brazilian ka luajtur më parë për Palmeiras, Seoul, Paysandu e Spal U19.
“Futboll Klub Kukesi njofton se sulmuesi Gabriel Barbosa Avelino është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Barbosa ka firmosur me klubin tonë një kontratë huazimi deri në fund të sezonit, teksa klubi ynë ka të drejtën për të ruajtur një % të kartonit. 23 vjeçari brazilian vjen te Kukësi nga kampionati grek ku sezonin e fundit ishte pjesë e skuadrës së APO Levadiakos. Në të shkuarën ka qenë pjesë e Palmeiras, Seoul, Paysandu e Spal U19” – shkruan klubi.