Mevlan Adili është bashkuar me skuadrën e Shkëndijës. Lajmi është dhënë nga klubi, me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Jam i lumtur që kam gjetur akordin me KF Shkëndija, një ambient që e njoh mjaft mirë. Jam në dije se çka kërkon ky klub dhe shpresoj që të realizojmë objektivat. Të them të drejtën, gjithmonë e kam pas me dëshirë këtë klub.

Edhe kur jam larguar nga Shkëndija më ka lënë përshtypje të mirë, sepse janë disa gjëra që janë shumë të rregulluara këtu. Unë vij te Shkëndija për të dalë kampion ndërsa shpresoj që me ndihmën e Zotit të ndodh një mrekulli dhe të futemi në grupet e garave të Evropës“ – Tha ai pas firmës. Mbrojtësi shkupjan vjen pas një eksperience te Bylis, ndërsa më parë kujtojmë që ka kontribuar për skuadra si Vllaznia, Shkupi, apo vetë Shkëndija.

Artikulli paraprakDHUNA NË FAMILJE, KRYEPROKURORI KUNDËR HEQJES SË GJYKIMIT TË SHKURTUAR
Artikulli tjetërMIGEN MEMELLI PRITET TË KONFIRMOHET SI TRAJNERI ZYRTARË I VLLAZNISË