Tashmë është gjithçka zyrtare. Paris Saint- Germain ka kompletuar transferimin e Neymar për shumën e 222 milionë eurove, duke e bërë lojtarin më të shtrenjtë në historinë e futbollit.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi parizien nëpërmjet një postimi të bërë në websajtin e tyre. “Paris Saint- Germain është e lumtur t’ju njoftojë se ka nënshkruar me Neymar Jr”, shkruan klubi në postim. Ylli brazilian ka nënshkruar një kontratë 5 vjecare me PSG-në, të cilin do e mbajë atë të lidhur me klubin deri në qershor të vitit 2022.