Çmimi i karburantit ka pësuar ulje. Ky ka qenë vendimi i marrë sot nga Bordi i Transparencës.

Sipas Bordit, çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil do të jetë 229ekë/litri, i bezinës, 229 lekë/litri, ndërsa i nënproduktit gaz, të jetë 90 lekë/litri.

Bordi i Transparencës në datë 19 Maj 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 229ekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 217lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë 229 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë 217 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 90 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 78 lekë/litër për automjetet.
( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

🗓Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 19 Maj 2022 ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

🚫Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

🛢Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë

Artikulli paraprakEDONA BILALI: JU TREGOJMË PËR RRUGËTIMIN E MBËSHTETJES PËR STARTUP-et
Artikulli tjetërMANASTIRLIU: DYFISHOHET NUMRI I BLUZAVE TË BARDHA, SHTOHEN 116 MJEKË TË RINJ SPECIALISTË NË SPITALET RAJONALE