Deklarata e policisë

Jemi me prokuroren e rrethit Anita Jella dhe Lufti Minxhozin për të prezantuar rezultatet. Pas rënies së tërmetit në 26 nëntor kaloi në gatishmëri dhe u përfshi në operacion ku u angazhuan 4012 forca policie në tre qarqe.

U morën në ruajtje objektet që u cilësuan të pabanueshme. Krahas masave drejtoria e policisë së shtetit ngriti një grup për hetimin me specialistë për hetimin e krimit ekonomik dhe financiar nën drejtimin e njësive të posaçme për kryerjen e veprimeve dhe mbledhjen e provave për të vendosur para përgjegjësisë personat.

Janë kryer një sërë veprimesh, nga marrja e dokumenteve të firmave, bashkive për lejet e ndërtimit, zbatimin dhe supervizimin, marrjen e dokumenteve në hipoteka dhe veprimeve të tjera. Në zbatim të këtyre veprimeve është grumbulluar cdo provë. Pas një pune 2

javore, në përfundim të fazës së parë, prokuroria Durrës mbrëmë lëshoi 17 urdhra ndalimi, 9 janë ekzekutuar, vijon puna për gjetjen e të tjerëve. Nga veprimet e para, dëmet e këtyre godinave kanë ardhur për kryerjen e ndërtimeve pa respektuar rregullat. Disa prej të përfshirëve janë larguar jashtë vendit, pasi ra tërmeti.

Te arrestuar

Arben Isaku 42 vejç ish-drejtori ALUIZNI

Klajdi Lame inspektor te 6-kateshi ku humbën jetë dy persona, shpërdorim detyre

Arben Qetka- Specialist veprimi në terren bashkia Durrës, te 6-katëshi shpërdorim detyre

Kujtim Hasa 53-vjeç shef shërbimesh te Kovaleshenca

Ahmet Doda shtëpia e pushimit shpërdorim detyre

Ruzhdi Xheka ndërtues te Mira Mare akuzuar për vrasje

Abdulla Osmani hotel Tropikal vrasje në rrethana cilësues

Dëfrim Selami përpiloi aktin e ekspertimit te objekti 6 katësh

Nevjana Isufi me studion private hartonte projekte fiktive

Artikulli paraprakLAÇ, BANORËT NUK DALIN NGA PALLATI I PABANUESHËM, RAMA: JU NXJERRIM NE ME POLICI, MERRNI BONUSIN E QIRASË
Artikulli tjetërSTAR KIDS – 14.12.2019