Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste ka dorëzuar në Kuvend kërkesën zyrtare të mazhorancës për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta pasi firmosi dekretin për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.
Në një deklaratë për mediat nga kryesia e Kuvendit mëngjesin e sotëm, Balla tha se sot u depozitua në Parlament, kërkesa me firmat e 53 deputetëve për shkarkimin e Metës, nga 35 të nevojshme.