Tashmë ka ardhur edhe zyrtarizimi. Santiago Solari do të qëndrojë trajner i Real Madrid jo vetëm deri në fund të këtij sezoni por deri në vitin 2021. Lajmi është zyrtarizuar nga klubi madrilen që zgjodhi argjentinasin për të zëvendësuar Julen Lopeteguin:

”Këshilli administrativ ka emëruar Santiago Solarin si trajner të ekipit të parë të Real Madrid deri më 30 qershor të vitit 2021” thuhet në komunikatën e Los Blancos.

Duket sikur mjaftuan vetëm katër ndeshje që Solari të konfirmohej në krye të pankinës. Ndeshje që e bënë si trajnerin me nisjen më të mirë tek Real në 116 vitet e ekzistencës së klubit. 4-0 fitoi Real ndeshjen e Kupës së Mbretit ndaj Melilla.

Në La Liga mposhti 2-0 Valladolid dhe 4-2 Celta Vigon dhe në Champions djemtë e Solarit mposhtën 5-0 Viktoria Plzen. Rol të rëndësishëm për konfirmimin e Solarit në pankinën e madrilenëve kanë pasur edhe senatorët e skuadrës që publikisht i njohën meritat ish-trajnerit të të rinjve.

Artikulli paraprakMBËRRIJNË NË SHQIPËRI ESHTRAT E MID’HAT FRASHËRIT
Artikulli tjetërZJARR NË NJË BANESË NË FSHATIN SHTOJ I RI