Ambasada e SHBA-së në Tiranë njoftoi se kanë mbërritur për një vizitë zyrtare në Shqipëri Suzy George, Shefe e Kabinetit të Departamentit të Shtetit të SHBA, e shoqëruar nga Rena Bitter, Ndihmëse Sekretare e Shtetit për Çështjet Konsullore, Mara Tekach, Koordinatore mbi Përpjekjet për Zhvendosjen e Afganëve) dhe Daniel Forbes, Shef i Kabinetit të CARE.

Gjatë vizitës së tyre, delegacioni do të takohet me Kryeministrin Edi Rama, ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, zyrtarë qeveritarë, specialistë nga sektorë të ndryshëm si dhe do të vizitojnë afganët e evakuuar në Shëngjin. Delegacioni diskutoi gjithashtu mbi lidhjen e fortë të dy vendeve dhe mënyrat si mund te forcohet më tej marrëdhënia dypalëshe në demokraci, mbrojtje dhe biznes.

“Suzy George, Shefe e Kabinetit të Departamentit të Shtetit të SHBA, Rena Bitter, Ndihmëse Sekretare e Shtetit për Çështjet Konsullore dhe Mara Tekach, Koordinatore mbi Përpjekjet për Zhvendosjen e Afganëve (CARE) u takuan sot me Kryeministrin Edi Rama, për të theksuar partneritetin e fortë strategjik mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Delegacioni diskutoi mbi lidhjen e fortë të dy vendeve dhe mënyrat si mund te forcohet më tej marrëdhënia dypalëshe në demokraci, mbrojtje dhe biznes. Përveç kësaj, Znj. George përcolli mirënjohjen e Sekretarit të Shtetit të SHBA për kryeministrin, për mikpritjen e jashtëzakonshme të ofruar nga shqiptarët për afganët, të cilët janë në pritje të zhvendosjes drejt Shteteve të Bashkuara, si dhe për partneritetin në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara gjatë dy viteve të fundit.”, thuhet në postin e ambasadës.

Artikulli paraprakREVOLUCION NË FUTBOLL, NË LOJË FUTET KARTONI PORTOKALLI
Artikulli tjetërRUSIA LËSHON URDHËRARREST PËR FITUESEN E EUROVIZIONIT NGA UKRAINA