KËTO DEKLARATA U BËNË PUBLIKE NGA PROKURORI I PËRGJITHSHËM LLALLA
Nga Bukureshti, Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla kërkoi shtimin e kapaciteteve njerëzore në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në kushtet kur numri i zyrtarëve të vënë nën hetim për korrupsion, sipas tij po rritet ndjeshëm.
“Aktualisht, krahas çështjeve që janë në gjykim, autoritetet hetimore shqiptare kanë nën hetim një numër të konsiderueshëm zyrtarësh, kryesisht të nivelit të lartë, që dyshohet se janë të përfshirë në veprat penale të korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës. Ka pak më shumë se tre muaj që korrupsioni i zyrtarëve të lartë është kompetencë e hetimit nga Prokuroria për Krime të Rënda në Shqipëri. Nga volumi i deritanishëm i punës, vlerësohet se është e nevojshme shtimi i kapaciteteve njerëzore, pasi numri i hetimeve për korrupsionin në nivele të larta po pëson një rritje të ndjeshm”
Keto deklarata, Kryeprokurori Llalla, i beri ne Konferencen “Mbi korrupsionin dhe Shoqërinë”, zhvilluar në Bukuresht të Rumanisë, në kuadër të 25-vjetorit të rënies së Murit të Berlinit, të përfundimit të rregjimit totalitar në vendet e Europës Qëndrore dhe Lindore.
Konferenca është organizuar në kuadër të 25-vjetorit të rënies së Murit të Berlini dhe kishte në fokus Transparencën dhe Anti-Korrupsionin në Vendet Post Komuniste të Europës Qëndrore dhe Lindore.