Ishte parashikuar për ditën e shtune, qe te jepej masa e arrestit për 9 zyrtaret e drejtorie se tatimeve ne Shkodër, por gjithçka është shtyre për një date tjetër. Shkak është bëre mungesa e provave te mjaftueshme ne gjykate te paraqitura nga prokuroria e Shkodrës. Burime pranë trupi gjykues bëjnë me dije se provat kane qene te përgjithshme për te gjithë zyrtaret ndërkohe qe jo te gjithë kane bere te njëjtën vepër penale.

Ne këtë mënyre trupi gjykues ka vendosur qe te shtyje masën e arrestit për zyrtaret e tatimeve te arrestuar disa dite me pare ne një aksion te policisë dhe prokurorisë se Shkodrës.Ne hetimet e prokorurise behet me dije se në zbatim të vendimeve të Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, janë kryer kontrolle në disa subjekte tregtare në Velipojë dhe Shkodër, ku janë konstatuar shkelje të ndryshme në fushën tatimore, të dokumentuara me sekuestrim të printerave jo fiskal, dokumentacion jo tatimor, etj, që përdoreshin nga këto subjekte për ushtrimin e aktivitetit te tyre tregtarë, duke konsumuar kështu elementët e veprës penale “Mos kryerja e detyrave nga organet tatimore” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuar nga nenet 181/a dhe 248 të Kodit Penal.

Artikulli paraprakPOLICIA E SHKODRËS, VIJONË OPERACIONET ANTI KANABIS
Artikulli tjetërARRESTOHET NË MURIQAN KOSOVARI, KËRKOHEJ NË GJERMANI