Pas tërheqjes nga Khersoni këshilltari i Zelenskyt u shpreh se Rusia po e minon rajonin për të kthyer në qytetin e vdekjes.

Me një gjuhë të ashpër presidenti ukrainas Zelensky u shpreh se çdo përpjekje e forcave ruse për të hedhur në erë digën e hidrocentralit Kakhovka do të thotë që Moska po i shpall luftë gjithë botës.

Shtetet e Bashkuara do blejnë armë nga Koreja e Jugut dhe do t’i furnizojnë në Ukrainë. Kjo është bërë e ditur nga zyrtarët amerikanë për Wall Street Journal. Nëse konfirmohet, ky do të ishte një fakt i paprecedentë, një shenjë e vështirësisë së Uashingtonit në gjetjen e armëve për të mbështetur Kievin në luftën kundër Rusisë. Por Seuli specifikon: shitja është menduar për SHBA-në dhe jo për trupat ukrainase.

Ndërkohë, Ukraina rimori 12 fshatra në Kherson pasi ushtria ruse njoftoi tërheqjen e saj nga rajoni dhe çliroi Mykolaiv nga trupat ruse.

Artikulli paraprakMBRETËRIA E BASHKUAR NË ALARM/ HAPI I PARË DREJT RECESIONIT, EKONOMIA TKURRET NË TREMUJORIN E TRETË
Artikulli tjetërQËLLOHET ME THIKË KRYETARI I BASHKISË DIVJAKË, AUTORI ISH PUNONJËS NË BASHKI, DYSHOHET HAKMARRJE PAS SHKARKIMIT