Avokati i popullit në Shqipëri organizoi konferencën “Liri pa urrejtje” që përkon menjëherëpas ligjit “Antishpifje” që u miratua në Parlament këto ditë. Në një kohë kur debate vazhdon të jetë i nxehtë për këtë ligj që dëmton ndjeshëm mediat, kryesisht ato online, zëvendës ambasadori amerikan në detyrë Daniel Koski nga kjo konferencë u bëri thirrje shqiptarëve që të mos kthehen kurrë në një vend ku mungon liria
“Liria e fjalës nuk është licencë për të thënë cfarë të duash. Edhe në SHBA vendosim kufij, por ato përcaktojnë shoqëritë që tregojnë cfarë tolerojnë dhe cfarë kanë frikë. Duke lejuar fjalën fyese përveç raste ekstreme ngulim këmbë që shoqëria jonë të mos jetojnë në frikën e fjalëve. Jemi sot këtu për të shqyrtuar kufijtë e fjalës së lirë, unë dhe SHBA u kërkojmë ta vendosini atë kufi në mënyrë të gjerë dhe pa frikë. Mos u ktheni kurrë në një shoqëri pa fjalë të lirë”.
I pranishëm në këtë konferencë ishte edhe Presidenti Ilir Meta i cili tha se gjendja e medias në Shqipëri është një këmbanë alarmi.
Pas konferencës Presidenti Meta i tha gazetarëve se ligjin “Antishpifje” që u miratua në Kuvend do të shohë me kujdes nëse do e dekretojë apo jo
Kryetari i Parlamentit Gramoz Ruçi në fjalën e tij gjatë konferencën mbrojti ligjin “Antishpifje” duke thënë se media nuk është e lirë kur fyen dhe kërcënon.
Në Shqipëri po zhvillohen disa protesta kundër ligjit “Antishpifje” i cili cënon një pjesë të konsiderueshme të mediave.