Deri në 2% e popullsisë së Shqipërisë ka kaluar në Britaninë e Madhe me gomone, sipas komandantit të qeverisë britanike për trajtimin e klandestinëve, Dan O’Mahoney.

Ai zbuloi shifrën tronditëse para deputetëve në komitetin e punëve të brendshme të mërkurën, duke thënë se 12,000 shtetas shqiptarë, kryesisht meshkuj kishin kaluar Kanalin me gomone vetëm gjatë këtij viti, shkruajnë mediat vendase. Më shumë se 38,000 njerëz kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar pasi kaluan Kanalin me më shumë se 900 varka në vitin 2022 deri më sot, krahasuar me 28,526 vitin e kaluar.

Në fillim të këtij viti, ish-sekretarja e Brendshme Priti Patel pohoi se rreth 60% e njerëzve që mbërritën në MB me varka të vogla këtë verë ishin shqiptarë.

Artikulli paraprak“GJETËM KORRUPSION,” BERISHA I PËRGJIGJET ESCOBARIT
Artikulli tjetërMAJLINDA KELMENDI FUTET NË LIBRIN E REKORDEVE “GUINESS”