“Cannabisi mund të legalizohet”. Kjo është një zgjidhje që jep zyrtari europian Ionut Sibian, anëtar i komitetit ekonomik dhe social, strukturë kjo e bashkimit europian.
Duke legalizuar Cannabisin diplomati Sibian tha se mund edhe të taksohet. Ky është një mendim i tij dhe jo diskutim që bëhet së selitë e Brukselit. “Unë nuk kam dëgjuar për cannabis dhe nuk e di situatën por në rast se është një problem shqetësues për vendin tuaj atëherë mund të legalizohet siç kanë bërë disa shtete në Amerikë apo edhe Europë.
Natyrisht duke e legalizuar mund edhe të ketë të ardhura por edhe të taksohet. Natyrisht që ky është një mendim i imi personal dhe jo një çështje që diskutohet në Bruksel”. Sibian i pyetur për situatën politike në vend tha se Shqipëria nuk mund të hapë negociatat me BE pa bërë plotësisht reformën në drejtësi dhe pa dhënë prova për luftë ndaj korrupsionit.
“Lufta serioze për reformën në drejtësi dhe antikorrupsionin janë dy pika kyLufta serioze për reformën në drejtësi dhe antikorrupsionin janë dy pika kyçe pa të cilat Shqipëria s’mund të ketë progres. Nuk mund të ketë luftë ndaj antikorrupsionit dhe persona që nuk dënohen. Sjell rastin e Rumanisë meqë jam edhe nga ai vend ku pati edhe të dënuar.
Është një shembull i mirë edhe pse ashtu si Rumani s’mund të ndodh për një natë por protesta të tilla shërbejnë për ta venë qeverinë përpara përgjegjësisë dhe për të qenë në interes të popullit. Shpresoj që në Shqipëri zgjedhjet të mos kenë probleme sepse janë një pikë e rëndësishme më pas për hapjen e negociatave”.
Ionut Sibian ishte në Shkodër teksa mori pjesë në shkollën e mesme “Jordan Misja” në një bisedë me nxënësit për t’u përgatitur për aktivitetin “Evropa Juaj, Fjala Juaj” ku marrin pjesë 33 shkolla nga vendet e BE dhe vendet kandidate. Kjo asamble do të zhvillohet me 30-31 mars të këtij viti në Bruksel.