Zyrtari i lartë i ministrisë së jashtme ruse, Alexey Polishchuk zbuloi se lufta e Rusisë në Ukrainë “do të përfundojë kur NATO të ndalojë përdorimin e territorit ukrainas për të kërcënuar Moskën”.
Për agjencinë e lajmeve Tass, Polishchuk tha se ky është kushti për t’i dhënë fund agresionit rus në Ukrainë.
“Operacioni special ushtarak do të përfundojë kur të përmbushen detyrat e tij. Këto përfshijnë mbrojtjen e popullit të Donbasit, demilitarizimin dhe denazifikimin e Ukrainës, si dhe eliminimin e kërcënimeve ndaj Rusisë nga territori ukrainas për shkak të kapjes së saj nga vendet e NATO-s”, tha Polischuk.
Sipas tij, operacioni ushtarak po zhvillohet sipas planit dhe me bindje thotë se do të arrihen të gjithë synimet.