Zv. Ndihmësi i Sekretarit Amerikan të Shtetit, Bryan Hoyt Yee, ka zhvilluar takime me liderët e partive shqiptare në Maqedoni, me të cilët ka diskutuar rreth situatës tejet të tensionuar në vend.

Ditën e sotme do të takojë Presidentin Ivanov, liderin e social-demokratëve, Zoran Zaev, atë të VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski si dhe Kryeparlamentarin e ri, Talat Xhaferri. Takimet me liderët shqiptarë u zhvilluan në një rezidencë të ambasadës amerikane në Shkup, ndërsa me rradhë në të janë parë të hyjnë përfaqësues nga BDI-ja, Lëvizja BESA dhe Aleancës për Shqiptarët. Megjithatë, pas përfundimit të takimit, i vetmi që është prononcuar për mediat, ishte Ali Ahmeti. Dita e sotme do të jetë mjaft e rëndëishsme, pasi përvec liderëve të politikës maqedonase, Yee ka parashikuar një takim edhe me kryeparlamentarin e ri, Talat Xhaferi. Sipas ekspertëve, ky takim tregon legjitimimin që i bën ShBA zgjedhjes së Krytarit të Ri të Kuvendit, në një kohë kur VMRO-DPMNE, pretendon se procesi për vendosjen e tij në krye të institucionit ligjvënës ka patur parregullsi. Pas takimeve, Yee do të mbajë një deklaratë për mediat, ku do të sqarojë në mënyrë të detajtuar konkluzionet e tij.

Artikulli paraprakBASHA NGA ÇADRA: MOSBINDJA CIVILE NIS NË KAVAJË, KULMON MË 18 QERSHOR
Artikulli tjetërSTAMBOLL, PËRLESHJE ME FORCAT E SIGURISË PËR 1 MAJ