Pas zyrtarizimi të gjuhës shqipe në Shtetin fqinj , Presidenti Meta i ka dërguar një mesazh urimi kryetarit të Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi.
Ju përgëzoj përzemërsisht për përmbylljen me sukses të procesit të miratimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, shkruan Meta.
Gjuha shqipe zë zyrtarisht vendin e saj të merituar në Maqedoni dhe kjo është një ngjarje historike dhe kuptimplote për shqiptarët.
Sipas kreut të shtetit shqiptar kjo është “arritje e madhe dhe e rëndësishme që i kontribuon garantimit të të drejtave të barabarta për qytetarët e të gjitha kombësive në Maqedoni”.
Ai e ka velesrësuar ketë si “një hap shumë i rëndësishëm në kuadër të zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit.Shqiptarët në Maqedoni, gjithmonë të orientuar drejt vlerave euroatlantike, shkruan Meta në mesazhin e tij.
“Shqiptarët në Maqedoni demonstruan një maturi të admirueshme dhe qëndrim konstruktiv”.“Vlerësoj jashtëzakonisht rolin e z.Xhaferi në këtë drejtim”, shprehet Presdienti.
“I bëtë krenarë jo vetëm shqiptarët e Maqedonisë, por të gjithë shqiptarët, kudo që ata jetojnë“.“Urime për suksese të mëtejshme në zbatimin sa më të mirë të ligjit”, e përfundon mesazhin e tij kreu i shtetit shqiptar.